75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 11 Qershor 2023 / kutia

Kusari-Lila përfundon maratonën e Gërmisë: Dhurata e jetës

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në Maratonën e cila u zhvillua në shtigjet e parkut të Gërmisë.

Përkumdër kushteve të vështira atmosferike, ajo së bashku me 300 vrapues tjerë artitën ta përfundojnë maratonën.

Ky është njoftimi i deputetes Kusari-Lila:

Dhurata e jetës

Një aktivitet i shkëlqyer u mbajt sot në Prishtinë me vrapimet në shtigje e parkut të Gërmisë nën organizimin e X-Trailers Prishtina Trails

Të gjithë 300 vrapuesit që vrapuan në distancat 45 KM, 25 KM dhe 10 KM e ndjenë sfidën dhe gëzimin e vrapimit në shtigjet e Gërmisë.

Ky organizim ishte i veçantë këtë vit pasi u organizua në përkujtim të vrapueses maratoniste, Erida Kurshumlija, e cila u nda nga jeta muaj më parë.
Gjatë vrapimit përjetuam edhe shiun e dendur i cili bëri shtigjet më sfiduese për vrapim dhe gëzimin më të madh në përfundim të garës.

Erida, vrapo me engjujt dhe sot besoj je krenare njejtë sikur ne që morrëm pjesë për organizimin e shkëlqyer të shoqeve e shokëve tu nga X-Trailers