75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 08 Mars 2022 / B O

Kusari-Lila pjesë e panelit të WB2EU, thotë se demokracia është proces konstant dhe jo qëllim përfundimtar

Mimoza Kusari-Lila ka qenë pjesë e panelit në një forum të organizuar nga rrjeti WB2EU me temën “Suksesi dhe sfidat e të rinjëve evropianë”.

Kryetarja e partisë Alternativa dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se qeveria po bën hapa konkret në luftimin e korrupsionit, në forcimin e drejtësisë dhe zhvillimin e arsimit.

Kusari-Lila ka thënë poashtu se sot për herë të parë ka zbatim të politikave që mundësojnë arsimin universitar falas, bursa për minoritete dhe financim të start up-it./Indeksonline/