Kusari-Lila premton se do të vazhdojë bashkëpunimin me donatorët prezent në Kosovë

Kandidatja e VV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se anagazhimi i saj për komunën përfshin bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional me komunitetin e donatorëve, në Kosovë dhe më gjerë.
Ajo përmendi bashkëpunimin për rindërtimin e konviktit “Sadik Stavileci”, projekt ky i financuar nga TIKA (Turke), në vlerë prej 500,000 Eurove, gjatë mandatit të saj të parë si Kryetare e Komunës.
“Bashkëpunimin me donatorët do ta vazhdojmë për katër vitet e ardhshme me donatorët për të mirën e komunës tonë“, tha ajo.