75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 31 Janar 2022 / B O

Kusari-Lila prezanton propozimet e Vetëvendosjes për energjinë elektrike: Tri blloqe të reja tarifore!

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka bërë publike propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me situatën e energjisë elektrike.

LVV ka propozuar një strukturë të re tarifore.

“Blloku i parë tarifor deri në 800 kilovat i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i Qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës. Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet nga subvencioni i Qeverisë dhe llogaritjet e ZRRE-së dhe përfshinë mbi 23% të amvisërive. Blloku i tretë tarifor që do të përfshinte konsumatorët që shpenzojnë mbi 1400 kilovat”, ka thënë Mimoza-Kusari Lila./Indeksonline/