75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kusari-Lila pyet Tahirin: Çfarë të dhënash empirike ka qe rritet numri i të të infektuarve pas orës 21:00?

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka drejtuar pyetje zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri, se a kanë ndonjë përgjigje pse dje kishim numrin më të madh të të prekurëve me Covid-19 dhe se a kanë ndonjë të dhënë empirike  se a rritet numri i të të prekurve me Covid-19 pas orës 21:00?, transmeton IndeksOnline.

Kusari-Lila, ka kritikuar Tahirin, duke i thënë se në vend se të bëjë pyetje në Kuvend, ato duhet t’i parashtroj para kabinetit qeveritar në të cilin dhe vetë bën pjesë.

Kusari-Lila ka komentuar edhe për Ligjin e pagave, duke thënë se ekzistojnë transkriptet dhe dihet mirë se kush dhe si ka ardhur i copëtuar ky ligj në legjislaturën e kaluar.

“Për ligjin për paga, është mirë që transkriptet janë, është mirë me pa kush ka kontribut dhe cfarë ëhtë kërkuar për ligjin e pagave, pastaj është coptu është ba sallat në legjislatruën e kaluar dhe seriozisht është mirë me na dhënë informacione më shumë se sa me ju bë pyetje deputetëve”, tha Kusari-Lila/IndeksOnline/