75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kusari-Lila: Qeveria Hoti ka degraduar Kosovën më shumë se koha e UNMIK-ut!

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë aktuale duke thënë se e ka degraduar Kosovën më shumë se  koha e UNMIK-ut, shkruan IndeksOnline.

Kusari Lila tha se delegacioni kosovar tanimë ka shkelur Kushtetutën gjatë bisedimeve.

 “Ujmani nuk mund të jetë liqe që ndahet në mes dy shteteve por e kemi ndërtu, përfundi Ujmanit është toka dhe e kemi furnizu me ujë. Asnjëherë nuk ka qenë diskutim Ujmani. Kjo qeveri e ka degradu Kosovën më keq se në koha e UNIMIK-ut.

Cili është qëndrimi i delegacionit kosovar, ai nuk ka platformë, e kanë shkel edhe Kushtetutën. Nuk mundet Kosova të vazhdoj dhe të mbaj mbi vete edhe josinqeritetin, pasigurinë dhe mungesën totale të transparencën që as 40 vota nuk i ka.

Më e pakta që mund të bëni sot zotëri Hoti është të kërkoni falje për fjalët e juaja të thënë më 17 qershor:

“Më falni se kom gabu e se kom dit çka kom ba e  është ma mirë më shku në shtëpi”, e ndoshta

dëmi është ma i vogël për mu se për krejt Kosovën”, tha Kusari-Lila./IndeksOnline/