Kusari-Lila: Raporti i Transparency International, sinjal se kjo Qeveri është në rrugë të drejtë për shtet ligjor

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se raporti i Transparency International në të cilin Kosova ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende, është sinjal se Qeveria është në rrugë të drejt për krjimin e objektivave për shtet ligjor.
Kusari-Lila ka thënë se ky raport duhet të ketë ndikim edhe në raport me liberalizimin e vizave dhe investimet e huaja në Kosovë.
“Angazhimi i Qeverisë dhe i pozitës për një shtet ligjor dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, e japi sinjalin e fuqishëm se kjo Qeveri është në rrugën e drejtë të arritjes së objektivës së Shtetit Ligjor.
Raporti i Transparency International në të cilin Kosova ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende është indikacion edhe për shtetet e Bashkimit Evropian në raport me liberalizimin e vizave dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Rruga e drejtë është me e vështirë, por e vetmja që garanton progresin” shkruan Kusari-Lila./Indeksonline/