75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Kusari-Lila reagon për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar gjuhën ofenduese, kërcënuese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Ajo thotë se gjuha ofenduese nuk është arsyetim dhe fyerjet nuk janë argument.

“Ato janë delikuencë dhe mbeten të papranueshme në çdo debat publik.

Debati publik duhet të ndërtohet mbi ide, argumente dhe respekt, asesi mbi fyerje, kërcënime e mizogjeni. Demokracia nuk mbrohet me fyerje, por me argumente.”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Ajo shton se ruajtja e një kulture komunikimi që nuk nxit urrejtje, por promovon dialog konstruktiv është përgjegjësi e të gjithëve e qytetarëve, mediave dhe akterëve politike.