Kusari-Lila: Sipas Kushtetutës, kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, që i bie këtë të diel

Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese për konstituimin e kuvendit janë duke u afruar drejt përfundimit.
Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.
“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet kuvendi. Ai 30 ditësh është të dielën. Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila.