75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Kusari-Lila: Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, ka reaguar edhe deputetja nga Grupi Parlamentar i VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë ndër të tjera, se sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Ky është postimi i saj në FB:

Sonte në natën më të gjatë të vitit, vie drita e shpresës për fitoren e drejtësisë mbi të padrejtën,e punës mbi mashtrimin dhe kthimit të vullnetit të qytetarëve aty ku e ka vendin, në institucionet legjitime të shtetit.

Sonte u përmbys përfundimisht qëllimi dhe plani i mashtruesve dhe pazargjive.

Nuk ka rrugë të shkurtër për te suksesi dhe as bypass për te pushteti.

Kush e mendon ndryshe e gjen atë që e meriton, shkarkimin dhe dënimin nga qytetarët sot dhe gjykimin nga historia nesër.

Kosovë, pranvera po të vjen më herët kësaj radhe!