75 Mall Live Search
22:25 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / A. M.

Kusari-Lila s’pajtohet me opozitën për 26 janarin, përmend dy data të tjera për zgjedhje

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari- Lila ka folur për takimin e mbajtur sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në vend.

Kusari- Lila ka thënë se nuk pajtohet me opozitën që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, transmeton IndeksOnline.

Rrjedhimisht, ajo ka propozuar dy data të tjera, 9 dhe 16 shkurt.