75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / FR

Kusari-Lila takon ambasadorin austriak, flasin për zgjedhjet

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.

Kusari-Lila, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në takim është diskutuar pos tjerash edhe për zgjedhjet e ardhshme

“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma. Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo.