75 Mall Live Search
07:22 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / AR

Kusari-Lila thotë se takimi mes Kosovës e Serbisë në Zvicërr nuk ishte sekret

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari–Lila ka deklaruar se takimi mes Kosovës e Serbisë në Zvicër nuk ka qenë sekret, duke demantuar kështu mediat zvicerane.

E ftuar në tëvë1, ajo deklaroi se këto takime bëhen që nga viti 2015.

“Jo në fakt çfarë gazeta zvicerane ka raportuar ka dhënë përshtypjen se mund të ketë pasur takime që në një mënyrë i ka lënë në afatin kohor me braktisjen e serbëve të RKS nga institucionet, në një proces i cili proces është në vijimësi nga 2015, që nuk ka të bëjë me procesin e negociatave apo zëvendësimin e arritjes së çfarëdo marrëveshje në kuadër të këtij procesi. Është proces i cili gjithmonë edhe para pavarësisë edhe pas kanë ndodhur komunikime edhe në njëfarë forme takime të formatit jo formal ato që janë me rregullat që mund të citohen kokluzat e takimeve”, tha ajo.

Kusari–Lila tregoi se në këto takime prezantohen qëndrimet politike nga dy palët, ajo kosovare dhe serbe, teksa tregoi se në takimin e fundit kanë qenë të ftuar ajo dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Në të përfaqësuesit politikë prezantojnë qëndrimet e tyre nga Kosova dhe Serbia, pozitë dhe opozitë dhe gjithashtu diskutohet mbi atë se çfarë ndodhë në terren. Ky takimi i fundit i 10 dhe 11 nëntorit ka ndodhë ka qenë i përgatiur 2 muaj më herët në momentin kur situata në Kosovë ka ardhë në një pikë në të cilën e patëm atë çfarë ndodhi me ngjarjet në 4 komunat veriore. Të ftuar nga LVV kemi qenë unë dhe Sveçla, e ka ndërru udhëtimin për shkak të ngjarjeve e gjithashtu edhe kryetari i Shtërpces Dalibor Jevtiq sepse edhe serbët nga Kosova janë pjesë e këtij diskutimi”, tha ajo.

Sipas saj, ky takim nuk ishte diçka e jashtëzakonshme dhe se ka një non-paper që është bërë publike dhe se është pakuptueshme “pse gazeta zvicerane e ka rritë këtë sensacion”.