75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Kusari-Lila tregon fuqinë e saj në Gjakovë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, dëshmoi edhe një herë lidershipin dhe përkushtimin e saj në Gjakovë, duke vënë theksin te roli thelbësor i grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike.

Në një takim të mbajtur me gra dhe vajza nga profile të ndryshme profesionale, Kusari-Lila theksoi se Gjakova meriton më shumë dhe se përmes Alternativës do të sjellin ndryshimin e shumëpritur.

“Jam krenare për gratë e Gjakovës, për guximin, vizionin dhe energjinë e tyre, e cila aq natyrshëm kanalizohet përmes Alternativës,” deklaroi ajo.

Kusari-Lila veçoi se në këto zgjedhje, Alternativa ka më shumë gra sesa burra në listat për asambletë komunale në gjashtë komuna të vendit./IndeksOnline/