75 Mall Live Search
23:34 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Kusari-Lila: Urime Gjakova e kuqe, mirënjohës përjetë UÇK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes nga Gjakova, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar qytetarët për ditën e çlirimit, shkruan IndeksOnline.

Ajo shkroi se u është mirënjohëse mirënjohës të gjithë atyre që luftuan me penë dhe me pushkë.

Postimi:

Urime dita e çlirimit Gjakova e kuqe

Vuajtja dhe sakrifica, gjaku dhe jeta e flijuar mundësuan shënimin e ditës së çlirimit dhe rikthimin e jetës aty ku tjerët menduan se e shuan atë.

Shumë rrugë ende kemi bashkë për të bërë për të sjellë zhvillimin dhe jetësuar ëndrrën dhe idealin  e djemve dhe vajzave, burrave dhe grave më të mirë që ia dha kombit për liri. Por, si asnjëherë më parë jemi të bindur se çmimi i lirisë kërkon përkushtimin për ndërtimin e saj.

Sot dhe çdo ditë të lirisë u jemi mirënjohës të gjithë atyre që luftuan me penë dhe me pushkë. Ushtarëve të UÇK-së nga çdo cep i komunës dhe nga mbarë shqiptaria që i dhanë kuptim të ri betejës për liri, ndërhyrjes së NATO-s që mundësoi përfundimin e luftës dhe fillimin e një etape të re për një popull të tërë.

E gëzofsh ditën e çlirimit Gjakovë dhe të pafshim më të mirë e të përparuar ndër mote!