75 Mall Live Search
19:03 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Kusari-Lila: Vetëm 14% gra me biznese në Kosovë, 12% në bordet e shoqërive aksionare

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila sot ka marrë pjesë në takimin e rregullt konsultativ të nivelit të lartë, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore lidhur me “Pjesëmarrjen e Grave në Tregun e Punës”.

Ajo ka prezantuar sfidat e vazhdueshme në rritjen e numrit të grave në pozitat vendimarrëse në korporata, përkundër vendosjes së kuotës gjinore, raporton Indeksonline.

Kusari-Lila thotë se vetëm 14% gra janë me biznese në Kosovë dhe vetëm 12% në bordet e shoqërive aksionare.

Njoftimi i plotë:

Sot morra pjesë në takimin e rregullt konsultativ të nivelit të lartë, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore lidhur me “Pjesëmarrjen e Grave në Tregun e Punës”.

Si propozuese e kuotës gjinore në bordet e shoqërive aksionare në Ligjin për Shoqëritë Tregtare në vitin 2018, prezantova sfidat e vazhdueshme në rritjen e numrit të grave në pozitat vendimarrëse në korporata, përkundër vendosjes së kuotës gjinore.

Sfidë mbetet ende pjesëmarrja e ulët e grave pronare të bizneseve si dhe tërheqja e madhe e grave nga pjesëmarrja aktive në tregun e punës.

Gjatë dy viteve të fundit, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ngritur ndjeshëm numrin e grave të votuara në Bordet e trupave që i raportojnë Kuvendit, por situata nuk është aspak pozitive në sektorin privat. Aktualisht, janë vetë 14% gra pronare të bizneseve të regjistruara në Kosovë dhe vetëm 12% gra në Bordet e shoqërive aksionare.

Një mekanizëm i rëndësishëm për rritjen e numrit të grave në tregun e punës është Bugjetimi i Përgjegjshëm gjinor dhe investimet në projektet të cilat ulin hendekun e dallimeve në mes të gjinive.

Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020 -2024, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës e vendos çështjen e punësimit të grave si një nga objektivat kryesore strategjike. Ndërsa, koncept dokumenti për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor është dorëzuar në Qeveri dhe besojmë se do te jetë një shtyse pozitive ne planifikim te politikave integruese për gratë në punësim, pasi te aprovohet nga Qeveria.