Kusari-Lila viziton bashkësinë Islame: Bashkarisht do të promovojmë edhe më tutje vlerat që ka Gjakova

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar sot bashkësinë Islame në Gjakovë, ku u prit nga Kryetari Dr. Valon Myrta, Sekretari, Hoxhë Ahmet Hoxha dhe Hoxhë Visar Koshi.
Kusari-Lila tha se edhe në cilësine e Kryetares së Komunës, bashkarisht do të promovojnë edhe më tutje vlerat që ka Gjakova.
Postimi:
E nderuar të vizitoj bashkësinë Islame në Gjakovë, ku u prita nga Kryetari Dr. Valon Myrta, Sekretari, Hoxhë Ahmet Hoxha dhe Hoxhë Visar Koshi.
Ishte një bisedë miqësore, në frymën e bashkëpunimit lidhur me sfidat dhe problemet që ka sot bashkësia islame, por edhe mundësite që mund të ofrojmë në drejtim të zgjidhjes së tyre. Gjithashtu vlerësova kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë bashkësia Islame, në etapat e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Bashkëpunimi i njetë do të vazhdoj edhe në cilësine e Kryetares së Komunës, ku bashkarisht do të promovojmë edhe më tutje vlerat që ka Gjakova në bashkëjetesën fetare, trashëgimine kulturore dhe parimet e mirëfillta shoqërore.