Kusari-Lila viziton disa biznese, zotohet për bashkëpunim të pakursyer

Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!: Ngadhnjim Dana, Neshet Këpuska, Diana Qarkaxhija, Ali Tafarshiku, Mustafa Domi, Hekuran Soba dhe Diana Maloku Xërxa, vizituan disa ndërmarrje nga komuna jonë, më saktësisht bizneset: “Aulona SHPK”, “Textil Colours Nagavci”, “Mobileria 4L”, “Mobileria Drenova”, “Mobileria LUX”, “Mobileria Dea Home” dhe “Te Qela Lighting”.
Këto biznese me punën e tyre krahas rrolit të tyre ekonomik me punësimin e shumë punëtorve në bizneset e tyre, shquhen edhe për cilësinë e punimeve dhe hapsirën që kanë krijuar qoftë në tregun vendor qoftë në atë të jashtëm.
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetaren Mimoza Kusari-Lila, dera për këto biznese do jetë e hapur gjithnjë, dhe bashkëpunimi i pa kursyer komunë-biznese do jetë shtyllë e avancimit të këtyre bizneseve, e rrjedhimisht edhe komunës sonë.