10:54 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kusari në Kuvend: Ditën kur u varrosën 2 minatorët, u ndezën fishekzjarrë

Deputetja e Alternativës, nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se dje u hodhën fishekzjarrë në kryeqytet, ditën kur u varrosën dy minatorë kosovarë.

Dy ditë më parë kanë, dy xehetarë kanë humbur jetën nga shembja e një pjese të Minierës së Artanës.

Deputetja Kusari i ka thënë Qeverisë së re, që u krijua dje, se u hodhën fishekzjarrë ditën e njëjtë kur këta dy minatorë u varrosën.

“Ditën kur u varrosën dy minatorët, ju ndezët gjithë ato fishekzjarrë”, ka thënë Kusari.

Ajo për ndezjen e fishekzjarrëve ka shkruar edhe të mërkurën mbrëma, duke i lidhur ato Qeverinë e re, të cilën deputetja e quajti “Qeveri e Hashim Thacit, e udhëhequr nga Avdullah Hoti”.