18:32 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kusari: Të mos publikohen nga gazetarët aktakuzat e pakonfirmuara nga gjykata

Juristja e të drejtës së medias Flutura Kusari, ka thënë se gazetarët dhe mediat nuk duhet të publikojnë asnjë aktakuzë në rastin e Speciales pa i konfirmuar vetë gjykata.

Kusari tha se publikimi i pakonfirmuar i ndonjë aktakuze do të ishte shkelje flagrante.

Ajo shtoi se kjo mundet me të vërtetë të i dëmtonin të gjithë ata persona që përmenden në aktakuzë.

“Unë së pari e ftoj secilin gazetarë dhe secilin medium, mos me e publikuar asnjë aktakuzë pa e publikuar vetë gjykata. Rregullat e procedurës dhe të provave të gjykatave e qartësojnë shumë mirë se kur një aktakuzë bëhet publike. Vetëm pasi të konfirmohet nga gjyqtari i procedures paraprake”.

“Pra, do të ishte një shkelje flagrante e rregullave të procedurës, gazetarët do të jepnin përgjegjësi penale dhe me të vërtetë do t’i dëmtonin të gjithë ata persona që përmenden në atë aktakuzë.

“Pra, shpresoj që nuk do të ndodhë në gjë e tillë dhe besoj fuqishëm. Ndoshta do të ishte interesant, por ju gazetarët nuk jeni për të na treguar gjëra interesante”.

Juristja e së drejtës së mediave theksoi se gazetarët janë aty për të treguar se çka është në interesin e opinionit publik

Sipas saj në rast të publikimit të aktakuzave të pakonfirmuar nga ana e mediave përgjegjësia penale është jashtëzakonisht e rëndë.

“Jeni për të na treguar çka është në interes tonë e në interes tonë është që ata persona që janë të përfshirë në atë proces, që kanë të bëjnë më Specialen me i respektuar të drejtat e tyre”.

“Përgjegjësia penale është jashtëzakonisht e rëndë dhe duhet ta bëjmë dallimin në mes të procedurave në Kosovë. Të njëjtat procedura janë edhe në Kosovë, por dallimi është se nuk kemi sundim të Ligjit efektiv”.

“Për këtë arsye në Kosovë publikohen aktakuza dhe dokumente pa i pasur edhe vetë i akuzuari, por në rastin e Speciales nuk vlen e njëjta gjë pasi që po vërehet që po mundohen që ti ndjekin procedurat dhe janë shumë më efektiv sesa procedurat këtu tek ne”. /infomagazine-klankosova/