Kusari: VV-ja dhe qeveria “Kurti” fajtorë për gjendjen në RTK
 
				Juristja e medias, Flutura Kusari ka kritikuar qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin për gjendjen e RTK-së, punëtorët e sëcilës rrezikojnë të mbeten pa paga, sic edhe ndodhi në muajin gusht.
Kusari i ka ngritur një pyetje: “A do të paguhen punëtorët e RTK-së sot apo VV-ja do të vazhdojë të ushtrojë presion politik përmes presionit financiar”.
Postimi i plotë:
A do të paguhen punëtorët e RTK-së sot apo VV-ja do të vazhdojë të ushtrojë presion politik përmes presionit financiar?
Krejt çka duhet është Kurti me nënshkru vendimin e njëjtë që e ka nënshkru para tre muajsh. As ma pak as ma shumë.
VV-ja dhe qeveria “Kurti” janë fajtorët e vetëm për gjendjen në RTK.
E kanë pasë gjysmë dekade kohë me ba transmetuesin shembull, por s’kanë dashtë, sepse kanë pasë qejf me e kontrollu. As se kanë rregullu, e as se kanë vendos plotësisht në kontrolle qysh kanë qejf. Pra dështim i dyfishtë nga ta.
Kur t’i shihni ‘lajmet’ ne RTK ku thonë opozita i ka fajet për gjendjen në RTK, mos i besoni. Ato janë propagandë e poshtër e VV-së që as militantët e vetë se besojnë ma./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                