75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / mp

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në raundin e tretë të votimit, duke e bërë këtë përpjekjen e saj të tretë të pasuksesshme për këtë pozitë kyçe në institucionin më të lartë legjislativ të vendit.

Procesi i votimit u karakterizua nga një mungesë e qartë e konsensusit ndërmjet subjekteve politike dhe përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë.

Tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan.

Ndërkohë, vota e deputetit Adem Hoxha nga partia Unike Gorane mbetet e paqartë (as nuk ka votuar për/kundër e as nuk abstenuan), ndërsa në votim nuk morën pjesë fare nëntë deputetët e Listës Serbe.

Një votë pro kandidaturës së Haxhiut erdhi nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të kaluar pragun e kërkuar për zgjedhjen në krye të Kuvendit.

Ndërsa, deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, nuk ishte e pranishme në seancën plenare.

Ndryshe, të pranishëm në seancë ishin 117 deputetë. Pro kandidaturës së Albulena Haxhiu.