75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kush deshi ta vriste Rugovën, flet Sabit Geci

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka thënë se është përballur me akuza për tentiativë vrasjeje të ish-presidentit Rugova, por sipas tij këto akuza ishin të pavërteta pasi asnjëherë s`ka qenë pjesë e ndonjë prej grupeve të tillë

Një ndër enigmat që sot e kësaj dite mbetën nën hije, janë tentim vrasjet ndaj Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se është përballur me akuza për tentim vrasje të ish-Presidentit Rugova, por sipas tij këto akuza ishin të pavërteta pasi asnjëherë s`ka qenë pjesë e ndonjë prej grupeve të tilla.

“Kjo është një ndër propagandat me të cilat përballesha mbas luftës. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë grupi. E jo e jo të ndonjë grupi që ka desht me e vra Rugovën.

Meqë jemi te kjo pikë, dëshira ime është që sa më parë të hetohen nga të gjitha organet e drejtësisë të gjitha vrasjet e pasluftës. Qysh nesër le t’ia nisin. S’e kam hiq problem, sepse e di – së paku për veten – që s’kam marrë pjesë e as që do t’kisha marrë pjesë ndonjëherë”, ka thënë ai për Bota Sot.