75 Mall Live Search
20:55 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kush do ta fitoj çmimin e futbollistit më të mirë në botë? Tregon Mourinho

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA sonte do të shpall fituesin e çmimit ‘The Best’.

Tre futbollistët finalistë janë në garë për ta fituar këtë çmim të madh janë Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkaq, sonte do të zgjidhet edhe trajneri më i mirë i vitit nga FIFA, ku të nominuar janë Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola.

I pranishëm në ceremoninë që do të mbahet në Milano do të jetë edhe trajneri Jose Mourinho, i cili dha një deklaratë interesante pak minuta më parë.

“Vendosi për finalen e Ligës së Kampionëve dhe jo për Premierligën”, tha Mourinho kur u pyet se kush duhet ta fitojë çmimin e më të mirit të vitit.

“Finalja e Ligës së Kampionëve ishte Liverpool – Tottenham, por natyrisht se ta fitosh Premierligën është diçka e mrekullueshme, por finalja e LK-së është diçka tjetër”, vlerësoi trajneri portugez.