10:10 / E Martë, 09 Mars 2021 / A. M.

Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres?

Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, vendimi për këtë pozitë pritet të merret deri në fund të ditës.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Zyrës së komunikimit me media të Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Baxhaku thotë se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave protokollare, por se deri në fund të ditës do të merret vendimi.

“Një herë për një herë nuk është marrë ndonjë vendim, për shkak të procedurave protolokllare derisa të vjen dorëheqja. Besoj se deri në fund të ditës do të merret vendimi për zëvendësim“, ka thënë Baxhaku.

Ndryshe, pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD-ja mbetet pa udhëheqës. Në vend të saj pritet të emërohet një nga zëvendësministrat e kësaj ministrie, e që janë: Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj.