11:00 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kush do të bëhet zëvendësdrejtori i ri AKI-së

Latif Merovci u shkarkua nga detyra e tij si zëvëndës drejtor i AKI-së më datën 3 të këtij muaji.

Vendimin për shkarkimin e Merovcit e patën marr kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.

Ndërkohë që brenda pak ditësh pritet të bëhet edhe emërimi i ri për këtë pozitë, shkruan Indeksonline.

Nga qeveria bëjnë me dije se ende nuk kanë ndonjë emër i cili do të udhëheqë këtë pozitë.

“Jane procedura standard te cilat ndjeken ne çdo rast. Ështe çështje në proces dhe brenda afatit.”,thuhet në njoftimin e qeverisë për Indeksonline.

Sipas ligjit për AKI-së, emërimi për këtë detyre duhet të bëhet në afat prej 20-ditësh pune.

“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë zëvendës Drejtorin e AKI- së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.”,

Po në të njejtin ligj, thuhet se zëvendësdrejtori i AKI-së duhet të ketë arsimim universitar dhe emërohet mbi baza të profesionalizmit
dhe përvojës së dëshmuar dhe pa marr parasysh përkatësinë politike, për një mandat pesëvjeçar (5), cili mund të përtërihet dhe do të rrjedhë pavarësisht nga mandati i drejtorit të AKI-së.

Vlen të përmendim faktin se zëvendësdrejtori i AKI-së përkohësisht kryen dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së gjatë  mungesës apo paaftësisë të drejtorit. Në rast të paaftësisë të përhershme, zëvendësdrejtori i AKI-së kryen   dhe ushtron përgjegjësitë e drejtorit të AKI-së deri në kohën kur zëvendësimi i Drejtorit të KIA-s emërohet në mënyrë formale.