75 Mall Live Search
21:07 / E Martë, 01 Prill 2025 / Gj. Sh

Kush do të jetë finalisti i parë i “Big Brother Vip 4”?, ja çfarë do të ndodhë sonte në Prime

Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe kurioziteti i të gjithëve është se kush do të jenë finalistët.

Teksa të gjithë banorët e mbetur në shtëpi janë në nominim, një prej tyre do të lërë sot shtëpinë. Por gjithashtu, një tjetër do shpallet sot si finalisti i parë me anë të një mekanizmi të veçantë. Kush do të jetë ai/ajo?

Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur një surprizë emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel