07:28 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Kush do të jetë i lumtur në dashuri, sipas horoskopit javor

Java e fundit e këtij muaji ngadalë po na afrohet tinëzisht

Së shpejti do ta përcjellim marsin, prandaj shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03 – 20.04)

Karriera: Vlerësimi blic i mundësive dhe aftësive të organizimit më të mirë ju sjellin suksese të reja. Dini t’ua impononi me mjeshtëri mendimet tuaja bashkëpunëtorëve dhe të realizoni rol të rëndësishëm në bisedimet afariste.

Shëndeti: Nuk keni arsye për shqetësim.

Dashuria: Kënaqeni në kontakte të ndryshme emocionale apo në takimet të cilat Ju presin. Shumë gjëra bëhen të arritshme, vetëm kur mendimet dhe ndjenjat tuaja t’i ndani me personin e dashur. Ndieni entuziazëm të lartë emocional dhe nuk fshihni kënaqësinë tuaj, ju kënaqeni trajtimi në dashuri të cilin e merrni nga personi i dashur.

DEMI (21.04 – 21.05)

Karriera: Po silleni me shqetësim për shkak të një kritike të dikujt dhe po provoni t’i ndryshoni kushtet themelore në rrethin tuaj afarist.

Shëndeti: Keni nevojë për rikuperim.

Dashuria: Jeni para një pakënaqësie emocionale apo moskuptimi emocional. Ndërmjet jush dhe personit të dashur kohë pas kohe po penetrojnë disa “xixa të ftohta”, është e nevojshme që të përtëritni dialogun emocional dhe lidhjen e harmonishme. Nëse jeni person i ri apo i lirë, interesimin e dikujt ndoshta do ta interpretoni gabimisht apo në harmoni me nevojat tuaja emocionale.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Karriera: Jeni në një fazë të ngritjes kreative, kështu shpesh veproni me kujdes dhe në mënyrë origjinale në raport me rrethin tuaj. Dëshira juaj që të dominoni në skenën publike, i ka anët e veta edhe të mira, edhe të këqija.

Shëndeti: Ndryshimet e kohës ndikojnë te ju.

Dashuria: Nuk ka arsye të harroni disa masa të vlerave apo të rendit të gjërave të cilat përcaktojnë jetën tuaj intime. Në raport me personin e dashur çdo gjë bëhet pothuajse “e zbehtë”, nëse nuk ekziston sinqeriteti i dyanshëm. Është e nevojshme që ta ndieni impulsin e përbashkët i cili emocionalisht ju ofron dhe ju plotëson në mënyra të ndryshme.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Karriera: Kujdesuni mirë për qëllimet tuaja dhe rishqyrtojeni rolin të cilin e keni. Jeni plot me energji dhe dini me maturi t’i zgjidhni situatat e komplikuara.

Shëndeti: Mos u shqetësoni për dhimbje të vogla.

Dashuria: Dalloni për nga mënyra e mendimit dhe veprimit në raport me personin e dashur, mirëpo kjo nuk do t’ju pengojë që të ndieni kënaqësi të përbashkët. Derisa të ketë dashuri, do të ketë edhe hijeshi. Nganjëherë “xixat e vogla” kanë ndikim të fuqishëm apo pozitiv. Marrëdhënia juaj me personin e dashur shpesh i ngjan “lojës së dashurisë”, e cila ju inspiron dhe ju argëton.

LUANI (23.07 – 22.08)

Karriera: Është e mundshme që ngjarjet e reja në skenën afariste ta komplikojnë edhe më shumë raportin tuaj me bashkëpunëtorët apo pozitën statusore. Bëhuni mjaft i vetëpërmbajtur, apo edhe efikas në çdo pikëpamje.

Shëndeti: Është javë e shkëlqyeshme të filloni të mbani dietë.

Dashuria: Në dashuri, partneri juaj me këmbëngulje provon që t‘jua imponojë idetë dhe rregullat e veta të sjelljes. Nuk dëshironi që të gjendeni në “hijen” e dikujt, mirëpo akoma nuk po e shihni as daljen nga situata aktuale. Nëse jeni person i lirë, ju presin takime interesante dhe njohje të pazakonshme. Romanca dashurore arrihet gradualisht dhe nëpërmjet fazave të ndryshme të afrimit emocional.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Karriera: Ngjarjet e reja duhet t’i vlerësoni nga aspekte të ndryshme, po qe se dëshironi që në mënyrë të drejtë t’i vlerësoni të gjitha mundësitë apo përkufizimet të cilat mbisundojnë skenën afariste.

Shëndeti: Duhet të jeni më aktivë fizikisht.

Dashuria: Ju mungon nxitja dhe faza e ngrohtë emocionale, kështu që po i ekzagjeroni nevojat tuaja dhe po gjeni vërejtje të ndryshme. Nuk ka arsye të bëheni tepër rigoroz ndaj personit të dashur. Shfaqni lirshëm ndjenjat tuaja të ndrydhura apo edhe qëllimet. Bëjeni një gjest të veçantë kujdesi ndaj partnerit tuaj dhe në dobi të lumturisë së përbashkët.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Karriera: Kushtojini kujdes të gjithave sugjestioneve tuaja të dobishme, dikush po ju orienton në zgjidhje të mirë dhe po nxit angazhimin tuaj plotësues në sfera të ndryshme.

Shëndeti: Nuk keni arsye për shqetësim.

Dashuria: Po shfaqni humor dhe kënaqësi të mirë në raport me personin e dashur, po ndieni “kulmin” e lumturisë së përbashkët. Nëse jeni i lirë, ju pret faza e të dashuruarit apo një sërë takimesh të këndshme të cilat dukshëm do ta zbukurojnë botën tuaj intime. Nuk mund të qëndroni indiferent ndaj paraqitjes së dikujt, nxitjes së çuditshme apo “ndikimit dashuror”.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Karriera: Jeni në një fazë kreative të mundësive afariste, vazhdimisht krijoni ide të reja dhe nxitni rrethin tuaj në aktivitete shtesë.

Shëndeti: Shqetësoheni së tepërmi për shëndetin.

Dashuria: Nuk mund të planifikoni çdo detaj të jetës suaj të përbashkët me personin e dashur. Pa marrë parasysh vërejtjet të cilat kohë pas kohe i merrni, tregoni gatishmërinë për lumturi të përbashkët apo për besim reciprok. Ndonjëherë edhe gjërat më të vogla ju sjellin kënaqësi të mëdha, nëse i vlerësoni drejt dhe i ndani bashkërisht me personin e dashur.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Karriera:  Duke i shfrytëzuar të gjitha përparësitë të cilat i keni, po provoni të krijoni kushte më të mira dhe t’i realizoni planet dhe interesat tuaja.

Shëndeti: Përgjithësisht mirë.

Dashuria: Shqyrtoni sërish rolin tuaj në marrëdhënien me një person të afërt. Kohë pas kohe veproni i shqetësuar, keni humor letargjik dhe jeni i prirë ta teproni në shfaqjen e ndjenjave dhe nevojave tuaja. Shpesh reagoni në mënyrë impulsive apo nga pak me shqetësim ndaj personit të dashur. Nuk ka arsye që edhe më shumë ta komplikoni marrëdhënien tuaj me personin e dashur.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Karriera: Është e nevojshme ta caktoni kufirin dhe që të orientoheni për një model të ri të bashkëpunimit të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Shëndeti: Merruni me ndonjë aktivitet fizik.

Dashuria: Po vëreni detaje të ndryshme në dashuri dhe me maturi po i mbyllni sytë para gjërave të cilat nuk ju pëlqejnë, mirëpo kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme. Partneri ka prioritetet e veta, kështu që nuk i kushton kujdes planeve tuaja. Ju jeni personi i cili nuk e pranon rolin dytësor në raportet e përbashkëta. Nuk dëshironi ta duroni arbitraritetin apo tekat emocionale të dikujt.

UJORI (21.01 – 18.02)

Karriera: Jeni i brengosur për shkak të informatave të reja në skenën afariste dhe nuk dëshironi të pajtoheni me rezultate mesatare. Jeni i prirë ndaj ndryshimeve të shpeshta në humorin dhe emocionet tuaja, keni bindjen që dikush po ju ngarkon me kërkesat e tij.

Shëndeti: Keni nevojë për rikuperim.

Dashuria: Nuk ka arsye t’i bëni vërejtje personit tuaj të dashur për shkak të mosplotësimit të premtimeve. Tregoni një notë më të lartë të autokritikës, shkaktari i keqkuptimeve emocionale në marrëdhënien me personin e dashur është te ju të dy. Edhe vetë e keni “një pjesë të fajit”.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Karriera: Në saje të informatave të reja të cilat vazhdimisht i merrni, dëshironi t’i avanconi të gjitha mundësitë e afarizmit të suksesshëm, mirëpo vërejtjet të cilat ua bëni bashkëpunëtorëve nuk ju sjellin gjithmonë atë që e dëshironi. Gjithmonë ekziston mënyra që të realizohet kompromis i mirë.

Shëndeti: Ngarkesë psikike.

Dashuria: Dikush ju inspiron në një rol më aktiv në lidhjen emocionale. Jeni në situatë që të ndryshoni jetën tuaj të dashurisë dhe të përjetoni disa momente të paharrueshme me peronin e afërt. Përdorni kualitetet tuaja nëpërmjet shfaqjes së disa shkathtësive joshëse, mos lejoni që t’ju humbin fantazia, romantizmi dhe butësia kur të jeni bashkë me personin e dashur.