11:05 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Kush do të pasojë kancelaren Merkel?

2021-a do t’i sjellë Gjermanisë një kancelar të ri. CDU-CSU kanë në duar zgjedhjen e pasardhësit të Merkelit.

Asambleja e CDU-së është shtyrë dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani është caktuar 16 janari për të zgjedhur udhëheqësin e ri të partisë. Takimi do të jetë digjital dhe do të marrin pjesë 1.001 delegatë, shkruan Indeksonline.

Kreu i partisë motër CSU, Marcus Seder, ka fjalën e fundit se kush do të jetë kancelar i ri.

Është e pasigurt nëse ai dëshiron të kandidojë për kancelar, sepse deri tani ai gjithmonë ka thënë se ai ka një vend në Bavari.

Ish-ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Norbert Retgen, është një nga kandidatët për kancelar.

Në garë janë edhe Friedrich Merzi dhe kryeministri i provincës së Nordrhein-Westfalenit, Armin Lachet. Ministri i Shëndetësisë, Jens Span po ashtu është një nga kandidatët.

Kandidati tjetër është Friedrich Merzi, ish-kreu i klubit parlamentar, i cili konsiderohet një kundërshtar i madh i kancelares Merkel./Indeksonline/