Kush do thoshte, vajza e lindur me zorrët jashtë feston ditëlindjen e parë
Një fëmijë që ka lindur me zorrët jashtë, po feston ditëlindjen e parë.
Vajza me emrin Lily-Rae Lawrence, nga Sheffield, kishte operacionin e saj të parë kur ajo kishte vetëm katër orë që kishte lindur dhe kaloi 150 ditë në spital para se të dilte në shtator.
Prindërit Melissa Thompson dhe Richardh Lawrence, kanë thënë se foshnja e tyre lindi me një defekt në bark, gjë që shkaktoi zorrët e saj të formoheshin jashtë.
Pas pesë muajsh në spital, vajza feston ditëlindjen e parë këtë javë dhe prindërit e saj kanë lavdëruar mjekët që ndihmuan në shëndetin e saj.
“Stomaku ishte i sheshtë në sonogram, por ne shihnim diçka jashtë barkut të saj, zorrët ishin jashtë”, ka thënë babai i saj, i cili është një inxhinier.
