75 Mall Live Search
14:00 / E Martë, 27 Gusht 2024 / AR

“Kush e bëri hapin i pari?”, Argjira përgjigjet për lidhjen me Gracianon

Lidhja e moderatores shqiptare Argjira Spanca me Gracianon është komentuar mjaftë në mediat rozë.

Shkak i këtyre padyshim që janë lëvizjet që bëjnë dyshja që e tregon raportin e tyre të shëndoshë përmes rrjeteve sociale.

Ditën e sotme moderatorja hapi një pyetësor, ku mori pyetje të shumta nga fansat. Në kureshtje të tyre padyshim që është edhe mënyra sesi janë njoftuar dyshja, saktësisht cili e ka bërë hapin e parë për këtë lidhje.

Duke publikuar një selfie, bukuroshja zbuloi se Graciano ishte ai i cili ka bërë hapin për të qenë të dy bashkë.

“Ai, natyrisht” shkroi krahas imazhit./Indeksonline/