75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Kush e filloi punën që sot synon ta përfundojë Lajçak

Që nga viti 2011, kur edhe nisën bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, disa ndërmjetësues morën pjesë në dialog.

Fillimisht Catherine Ashton u mor me këtë punë bashkë me të dërguarin e saj Robert Cooper. Në kohën e saj u arrit marrëveshja teknike në mes të dy vendeve.

Pas saj, rolin e ndërmjetësueses e mori Federica Mogherini e cila disa herë priti në Bruksel të dy palët.

Emisar për Dialogun dërguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Richard Grenell u emërua ndërmjetësues nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Emisar, që pret mandatin e dytë, për dialogun Kosovë Serbi është caktuar Mirosllav Lajccak i cili synon të arrijë marrëveshje finale në mes të dyja vendeve.