75 Mall Live Search
22:40 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Kush e ”mallkoi” Milanin, pëson humbje nga Bologna

Skuadra e Milanit ka vazhduar me rezultate negative.

Kuqezinjtë kanë pësuar humbje në udhëtim ndaj Bolognas, me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur nga java e 9-të e Serie A, shkruan IndeksOnline.

Të përzgjedhurit e Sergio Conceicao shkuan në pushim me epërsi, pasi Rafael Leao shënoi gol në minutën e 43-të.

Tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, Santiago Castro barazoi shifrat në 1-1.

Bologna arriti ta përmbys rezultatin në minutën e 82-të, me golin e Dan Ndoye.

Me këtë fitore, Bologna shkon në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë në tabelë, me tre pikë para Milanit që renditet e teta./IndeksOnline/