Kush e spiunoi Iranin?

SHBA-të ishin informuar paraprakisht për sulmin iranian mbi bazat e tyre në Irak. Lajmin e ka bërë të ditur CNN duke cituar një burim diplomatik arab.
Bagdadi sipas burimit ka lajmëruar Washington se do të ketë sulme në bazat e tyre në Irak menjëherë pasi morën njoftimin nga Irani.

Mbrëmjen e kaluar Irani goditi dy baza amerikane në Irak me 35 raketa balistike.
Pentagoni bëri më dijë se pas sulmin nuk pati të lënduar nga forcat amerikane.