75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 25 Qershor 2021 / Blerim

Kush është 19-vjeçari që skuadrat e interesuara duhet paguajnë 60 milionë euro?

Është vetëm 19-vjeçar dhe mbi supet e tij ka një çmim goxha të fryer, deri në 60 milionë euro.

Emri i ti është Tiago Tomas që po krahasohet me talentin e Kylian Mbappe dhe Kaka, shkruan IndeksOnline

19-vjeçari është pjesë e Sporting CP nga fillimi i karrierës.

Madje debutimin e tij e bëri në një ndeshje miqësore kur lojtarët kishin emrat e yjeve në fanellë. Tomas atë kohë barti fanellën me numër 7 të Cristiano Ronaldos.

Gjatë sezonit në Liga NOS 20/21, ai bëri 30 paraqitje, shënoi 3 gola dhe asistoi në 2.

Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon vetëm deri në 6 milionë euro, por klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro.

Kujtojmë që skuadra më e interesuar për shërbimet e sulmuesit të talentuar është FC Arsenal./IndeksOnline/