Kush është Agron Avdiaj, kandidati i Vetëvendosjes që po synon të jetë kryetar i Istogut

Agron Avdiaj është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje që po synon të jetë kryetar i Istogut pas zgjedhjeve të 17 tetorit. Fuqizimi i Vetëvendosjes në Istog, sidomos pas fitores bindëse në zgjedhjet e fundit parlamentare, e bëjnë këtë parti dhe kandidatin e saj si favorit në zgjedhjet lokale.
Por, kush është në të vërtetë Agron Avdiaj?
Agron Avdijaj u lind në maj të vitit 1981 në fshatin Syne të komunës së Istogut. Studimet bazike i ka të përfunduara në drejtimin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, kurse ato master në drejtimin Menaxhment.
Agroni ka qenë i angazhuar si trajner për ‘Start UP Biznes’ ku ka trajnuar studentë e punonjës të kompanive. Po ashtu ka punuar si koordinator për themelim të biznesit privat në Agjensionin për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë në kuadër të projektit të NATO-s .
Ka punuar si menaxher për monitorim të mediave elektronike në Komisionin e Pavarur të Mediave.
Gjatë viteve 2011-2016 ka punuar në Prishtina Regional Enterprise Agency si ekspert në hartimin e strategjive për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe studime fizibiliteti për projekte të ndryshme për disa komuna të Kosovës si dhe kompani private. Njëkohësisht ka qenë i angazhuar në INFINIT si menaxher.
Nga viti 2016 punon si menaxher i përgjithshëm në kompaninë ‘Behari’. Agroni është kryetar i qendrës së Lëvizjes në Istog dhe asambleist i Kuvendit Komunal të Komunës së Istogut.
Arsimimi dhe përvoja e fituar në shumë institucione, organizata dhe kompani i kanë ofruar Agronit njohuritë e duhura për njohjen e rrethanave sociale, politike dhe ekonomike, parakushte të rëndësishme për pozitën e Kryetarit të Komunës.
Avdiaj po shihet tejet aktiv në fushatën për kryetarë duke takuar qytetarë, biznese dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë në Istog.