75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / KV

Kush është Alfred Dibrani, 44-shi i NISMA-s, afarist e humanist nga diaspora

Afaristi nga Gjermania, Alfred Dibrani befasoi të gjithë kur njoftoi se i është futur garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Dibrani që jeton dhe vepron në Gjermani u bë i njohur kur ndihmoi familjet e tre policëve të Kosovës të arrestuar nga Serbia.

Ai vullnetarisht ndihmoi këto familje financiarisht. Por, ky nuk ishte rasti i vetem.

I riu nga Skenderaj ka përkrahur në vazhdimësi dhjetëra raste të njerëzve në nevojë për mjekim.

Humanizmi i tij tejkalon kufijtë e Kosovës. Pasi ai ka financuar disa projekte në Preshevë, siç është ndërtimi i objektit të Medresesë. Poashtu, Dibrani ka përkrahur klubet sportive të Skenderajt të moshave të ndryshme.

Ai është aktiv edhe në komunitetin shqiptar në Gjermani, duke kontribuuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ai është kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate dhe mban numrin 44. Dibrani është vlerësuar për fushatën e tij kreative dhe dinamike gjithandej Kosovës.