75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Kush është ambasadori amerikan Grenell që u takua me Hashim Thaçin në Gjermani?

Ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, rreth tre javë më parë, ishte nikoqir i një takimi të rëndësishëm, ku për mysafir pati presidentin Hashim Thaçi.

Richard Grenell konsiderohet  si person i besuar i shefit të shtëpisë së bardhë. Ai ka qenë zëdhënës dhe ndihmës i John Boltonit, derisa aktualisht këshilltari për siguri nacionale i Trump, ishte ambasador i SHBA’së në OKB.

Mediet raportojnë se ai, një ditë, edhe mund të bëhet i dërguari i Amerikës në Kombet e Bashkuara.