16:19 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Kush është autori i librit që flet për jetën e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë?

Libri i Michael Wolff që flet mbi presidencën e Trumpit është bërë më i shituri sipas Amazon.com. Kush është njeriu i vërtetë që qëndron pas këtij libri?

Më shumë se 40 vite punë në gazetari, Michael Wolff ka shkruar një libër senzacional duke shpërfaqur jetën e Presidentit Donald Trump brenda Shtëpisë Bardhë.

Libri i titulluar “Zjarr dhe Ashpërsi: Brenda jetës së Trump në Shtëpinë e Bardhë” tregon një gjendje kaotike që mbizotëron nën udhëheqjen e Donald Trump. Libri ka ngjallur interesim të madh, dhe këtë të premte ajo ka dalur në shitje, raporton “DW”.

Vetëm pak ditë më parë, Wolff 64-vjeçar ishte pak i njohur nga mediat amerikane, por libri i tij i ri, tashmë është në krye të listës së shitjeve të Amazon.com.

Wolff ka lindur në Nju Xhersi; studimet i ka ndjekur në Universitetin e Kolumbisë dhe Nju Jork, ndërsa karrierën e tij si gazetar e ka filluar në “New York Times”.

Në ditët e sotme, ai është një kontribues i “USA Today”, “Vanity Fair” dhe revista “Nju Jork”, por ka shkruar edhe për “GQ” dhe “Hollywood Reporter” në mesin e publikimeve të tjera.