75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës.

Ai ishte nisur me jahtin e tij “Graywolf” nga Gialova drejt ishullit grek Mykonos dhe që prej asaj kohe nuk është më kontaktuar. Jahti i 43-vjeçarit u gjet disa ditë më vonë, i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos në Detin Marmara.

Ishte roja bregdetare turke që zbuloi mjetin lundrues, pasi u lajmerua per nje anije te fundosur.

Familjarët e Yukay-t ngritën alarmin pasi ai nuk u përgjigjej telefonatave. Ai ishte nisur të shtunën në mbrëmje, ndërsa rrënojat e jahtit u zbuluan të martën në mesditë nga një anije tregtare, e cila raportoi për mbetje në det.

Pas verifikimeve, jahti u identifikua si “Graywolf”. Operacioni i kërkimit përfshin zhytës, helikopterë dhe njësi të shumta të rojës bregdetare, por deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e biznesmeni te zhdukur.

Halit Yukay është një emër i njohur në industrinë e jahteve luksoze. I lindur në vitin 1982, ai është themeluesi i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte moderne dhe të teknologjisë së lartë në Turqi.

Ai nisi karrierën si ndërtues anijesh dhe e themeloi kompaninë e tij në vitin 2011, duke realizuar ëndrrën e tij për të krijuar një markë të njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjeteve lundruese luksoze.