75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 30 Shtator 2025 / b l

Kush është dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja e Thaçit?

Ka nisur dëshminë e tij në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë.

Ai është James Peter Covey, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës i kryeadministratorit të Kosovës nën UNMIK-un, Bernard Kouchner.

Dëshmia pritet të zgjasë dy deri në tri ditë, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Smith ia shpjegoi dëshmitarit rregullat e gjykatës dhe procedurën e dhënies së dëshmisë.