Kush është Diamant Berisha, 20 vjeçari që debutoi me Kosovën U21?

Diamant Berisha është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës U21.
20 vjeçari i cili është futbollist i Schalkes 04 B’, për ndeshjet e nëntorit pranoi ftesë nga selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi, shkruan IndeksOnline

Berisha, debutoi në takimin ndaj Shqipërisë U21, ku luajti 15 minuta, duel ky që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 21.

Mesfushori karrierën e tij e filloi në Kosovë, ku më pas me familje u shpërngulën në Gjermani dhe nga atje Diamanti ynë, vazhdoi karrierën e futbollistit, që ai pretendon të futet në ekipin e parë të Schalkes.