75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Kush është Dominik Thaqi që mbrëmë ishte në stol te Rijeka në Europa League?!

Skuadra e HNK Rijeka pësoi humbje 1:2 ndaj Shelbourne, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League.

Ajo që ra në sytë e çdo tifozi shqiptarë ishte emri i një lojtari në stol, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Dominik Thaqi, vetëm 18-vjeçar.

Thaqi është me prejardhje nga Kosova, por që e përfaqëson Kombëtaren e Kroacisë në grupmoshat e reja.

1.78 i gjatë, Thaqi luan në tri pozita të ndryshme, si: mesfushor qendror, mesfushor të krahut dhe sulmues.

Ai ka kontratë me Rijekan deri në vitin 2028.

Meqenëse nuk ka luajtur ende për ekipin e parë të Kroacisë, Thaqi mund të luajë për Kosovën apo Shqipërinë në të ardhmen./Indeksonline/