10:30 / E Enjte, 12 Janar 2023 / AR

Kush është e dashura e re ‘misterioze’ e YE?

Kanye West duket se ka gjetur dashurinë e re.

Ai është parë në një restorant me një grua misterioze në LA, ku shiheshin mjaftë të afërt, transmeton Indeksonline.

TMZ ka siguruar një foto të Ye dhe biondinës. Burimet thonë se dyshja dukeshin rehat bashkë.

drekë kanye west

E paqartë pse, por Kanye ka frekuentuar shumë atë hotel kohëve të fundit.

Biondja është e njëjta grua me të cilën Ye u pa duke hyrë në hotel në fillim të kësaj jave.

Kanye West

Ende nuk dihet se kush është ajo, po një gjë është e qartë, diçka e re po vjen nga Kanye.

Siç raportuan më herët mediat e huaja, Kanye ishte i lidhur me Julia Fox dhe Chaney Jones por të dy marrëdhëniet u ftohën para se të bëheshin serioze – të paktën për Ye./Indeksonline/