Kush është Edonit Koca, talenti kosovar që po bën namin në klubin e Schalke 04?

Kosovës, çdo ditë e më shumë po i shtohen talentët e rinj, që në një të ardhme të afërt presin për ta veshur fanellën e shtetit të tyre.
Një i tillë, është një djalë simpatik me emrin, Edonit Koca nga fshati Polac Komuna e Skenderajt, i cili aktualisht luanë për klubin e njohur në Gjermani, Schalke 04, U12, shkruan IndeksOnline

Koca, luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe është e ardhmja e ndritur e Kombëtares së Kosovës, pasi IndeksOnline ka biseduar me prindin e tij, Burimin, i cili thotë se një ditë djali i tij do ta veshë fanellë “Dardane”.

Koca dhe shumë talentë të tjerë janë margaritarët e ndritur të së ardhmës për Kombëtaren e Kosovës./IndeksOnline/