12:54 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush është Elvis Rexhbeçaj – talenti kosovar që dje luajti nga minuta e parë kundër Bayern Munich

Futbollistët kosovarë po shkëlqejnë nga dita në ditë në arenën ndërkombëtare.

Disa në Zvicër e disa në Gjermani po i shijojnë sukseset e para në karrierën e tyre, e ku më pas po kërkohen nga klubet e mëdha evropiane.

Emri i fundit që spikatë është futbollisti me nënshtetësi gjermane, me prejardhje kosovare, Elvis Rexhbeçaj.

Elvisi mbushë 21 vite më 1 nëntor të këtij viti dhe luan te klubi i madh gjerman, Wolfsburg, shkruan IndeksOnline.

Related image

Pozita e tij natyrale në fushën e lojës është e mesfushorit defanziv, por, ai mund t’i mbulojë mjaft mirë edhe pozitat si mesfushor qëndror dhe mbrojtës i majtë.

Sipas TransferMarket, vlera aktuale e 20-vjeçarit në tregun e transferimeve është 180 mijë funte, vlerë e cila pritet të rritet në vazhdim.

Trajneri i Wolfsburgut, Bruno Labbadia, ia besoi Elvisit një vend në formacionin startues në ndeshjen kundër Bayernit.

Rexhbeçaj bëri një paraqitje solide në mesfushë, por kjo nuk mjaftoi për ”Ujqërit”, të cilët pësuan humbje nga Bayerni me rezultat, 1-3 në ”Wolfswagen Arena”.

Related image

Futbollisti kosovar është pjesë e Wolsburgut që prej gushtit të vitit 2012, ndërsa pas paraqitjeve impresive me Wolfsburg II, ai tashmë po ftohet edhe te skuadra A.

Deri më tani në karrierën e tij, Elvisi është paraqitur 8 herë në Bundesliga, ku në tri ndeshje edhe ka startuar nga minuta e parë.

Në Regionalliga Nord (kampionat i të rinjëve), Elvisi ka shënuar 11 gola, është ndëshkuar 6 herë me karton të verdhë dhe asnjëherë me të kuq.

Saktësisht, prejardhja e Elvisit është fshati Gjonaj i Prizrenit.

Image result for Elvis Rexhbeçaj

Për kuriozitet, Elvisi luan me këmbën e majtë dhe është 1,82m i gjatë – gjatësi e mjaftueshme për një mesfushor.

Në të ardhmen e afërt, shpresojmë që niveli i lojës së tij të ngritet dhe të luajë më shumë për skuadrën e parë të Wolsburgu si dhe të merr ndonjë ftesë nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Në fillim të këtij viti, Kombëtarja e Shqipërisë i kishte dërguar ftesë Elvisit, por ai vendosi që ta përfaqësojë vendin e tij të lindjes, Kosovën, në nivel ndërkombëtar./IndeksOnline/