09:31 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Kush është “fake” në Big Brother? Befason Ardit Çuni

Ardit Çuni ishte një ndër të eliminuarit e parë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Megjithëse janë bërë shumë javë nga largimi i tij nga shtëpia e famshme, këngëtari i famshëm ka ndjekur lojën dhe dinamikën e konkurrentëve që ndodhen aktualisht.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për Prive, ku nuk iu ka shpëtuar dhe pyetjeve lidhur me Big Brother.

I pyetur se kush janë dy personat më fals brenda shtëpisë ai tha Einxhel por përmendi dhe Meridianin, i cili u eliminua pak javë më parë.

Ndërkaq, sias tij, fitues i këtij edicioni të BB duhet të jetë Iliri.