75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 01 Prill 2025 / AR

Kush është Gesha – artistja e re në tregun e muzikës?

Një artiste e re i është futur botës së muzikës.

Gesha – emri i të cilës nuk është bërë publik, ka nxjerr në treg pesë këngë, të cilat janë në duet me Skerdin, artistin e njohur nga Shqipëria.

Ajo është pjesë e Agoos Music, një studio muzikore me bazë në Prishtinë, dhe nga ku pritet të dalë me hite të krijuara nga kjo shtëpi muzikore.

Gesha do të jetë e fokusuar në Dance Hall, megjithatë Klankosova.tv merr vesh se e njëjta do të performojë edhe në zhanre të ndryshme muzikore.

Të gjitha këngët e realizuara në Agoos Music, me vulë të Skerdi Agos, mund t’i gjeni në Spotify, në profilin e këtij të fundit.