75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 14 Mars 2025 / k.v

Kush është grupi kriminal nga Shqipëria që u kap për vjedhje të rëndë në Prishtinë?

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht njësitet e policisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar tre të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, për veprën penale vjedhje të rëndë, transmeton IndeksOnline.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit janë të implikuar në rastin e vjedhjes së rëndë të ndodhur më datë 13.03.2025,  në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me ç ‘rast nga një apartament janë vjedhur gjësende të ndryshme në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërmarrja e  veprimeve hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të Kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin   dhe arrestimin e të dyshuarve:

·         R. Rr, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,

·         E. Sh, 25 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,,

·         I. D. 38 vjeç, mashkull, shtetas i huaj,

të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë, si dhe në disa raste të tjera.

Përgjatë arrestimit dhe kontrollit të tyre, të dyshuarve u janë gjetur gjësende të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.

Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor./IndeksOnline/