Kush është Jani Aliaj që u vra në burg në Greqi, i kishte shpëtuar një atentati 6 muaj më parë në të njëjtin burg
Jani Aliaj, 49-vjeçari shqiptar që u vra dje në burgun e Koridhalos në Greqi, kishte “status mbrojtjeje” pasi 6 muaj më parë i ishte bërë edhe një tjetër atentat në të njëjtin burg.
Sipas mediave greke, 49-vjeçari ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic, i cili ishte akuzuar për drogë.
Aliaj u godit me thikë brenda në qelinë e tij, nga një person që cilësohet vrasës me pagesë dhe më herët ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimin.
Kush ishte Jani Aliaj?
49-vjeçari nga Tepelena, i cili ndodhej i arrestuar në Greqi prej 31 dhjetorit 2024.
Aliaj ishte dënuar me burg përjetë në Shqipëri, për vrasjen e Elton Çiços më 2016 në Tiranë, në një konflikt të vjetër mes tyre që përfundoi me hakmarrje dhe fatalitet.
Gjithashtu akuzohej edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe marijuane përfundoi me të plagosur.

